Grabitën me armë zyrën e postës në Greqi, prangosen dy shqiptarët

Dy shtetas shqiptarë 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga nga policia greke, nën akuzën e grabitjes me dhunë. Sipas Departamentit të Krimeve të drejtorisë së policisë së Atikës, dy shqiptarët e arrestuar një ditë më parë, rezulton se në datën 20 dhjetor 2023 grabitën me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo në afërsi të Athinës.

Nën kërcënimin e një arme, ata grabitën një sasi parash dhe u larguan me një motoçikletë. Policia mundi të bjerë në gjurmët e dy grabitësve mbas marrjes së informacionit në rrugë operative.

Prej verifikimeve rezultoi se ata kanë kryer grabitjen, ndërsa pas kontrollit në banesë u gjetën edhe veshjet dhe mjetet e përdorura për të kryer grabitjen si dhe një sasi prej 20 gramë metadon. Sakaq, raportohet se dy të ndaluarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us