Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD i drejtohet Kushtetueses: Të analizohen shkeljet e të drejtave të njeriut

Grupi Parlamentar i PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese prej të cilës kërkon që të marrë një opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me marrëveshjen e arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italoiane për emigrantët. Në shkresën e firmosur nga Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, thuhet se duhet analizuar nëse kjo marrëveshje cënon apo shkel të drejtat e njeriut, pasi Shqipëria, si shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe ratifikues i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ka detyrimin të sigurojë çdokujt brenda territorit të saj të drejtat dhe liritë e përcaktuara nga Konventa.

Pjesë nga shkresa:

Në këtë kuptim, është shumë e rëndësishme që gjatë shqyrtimit të kushtetutshmërisë së Protokollit, Gjykata të analizojë dhe konkludojë mbi shkeljet e pretenduara të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat njëkohësisht përbëjnë edhe shkelje të Kushtetutës. Në argumentimin e kërkesës Grupi Parlamentar i PD evidenton se duke pasur parasysh pretendimet e kërkuesve lidhur me shkeljen e lirive dhe të drejtave të garantuara nga Konventa, reagimet e organizatave vendase dhe ndërkombëtare, veçanërisht qëndrimin e Komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, natyrën shumë specifike të kësaj marrëveshjeje, impaktin e saj të gjërë kombëtar dhe ndërkombëtar, mungesën e precedentëve të mëparshëm nga Gjykata Kushtetuese, jurisprudencën e kufizuar të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në këtë drejtim, si dhe juridiksionin eskluziv të kësaj të fundit për të bërë interpretimin e Konventës dhe Protokolleve të saj, si dhe interesin e shtetit shqiptar, i cili, në eventualitetin e ratifikimit, mund të përballet me ankime në GJEDNJ për shkelje të Konventës, në mbështetje të nenit 1, të Protokollit nr. 16, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, nenit 44/b, të Ligjit nr. 8577/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, dhe nenit 35, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, kërkojmë marrjen e një opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Protokollin ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD i drejtohet

SHKRESA
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD i drejtohet

SHKRESA
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD i drejtohet

SHKRESA
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD i drejtohet

SHKRESA

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit për të zhvilluar një seancë të hapur për mediat dhe publikun për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. 30 deputetë të grupit që mbështet kryedemokratin Sali Berisha depozituan një kërkesë në lidhje me marrëveshjen Itali-Shqipëri që do të shqyrtohet më 18 janar, në orën 10:00, në një seancë që pritet të mbahet me dyer të mbyllura. Vendimi i Kushtetueses ka sjelle dhe pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend, që ishte planifikuar të bëhej në seancën e 14 dhjetorit. Marrëveshja është nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni më 6 nëntor të vitit të kaluar. Ky bashkëpunim nënkupton ndërtimin e dy qendrave për strehimin e emigrantëve në Shqipëri. Kampi pritet të ndërtohet në Gajdër me një kapacitet prej 3 mijë shtretërish.

Lajme të tjera |  Berisha: Ndërtoni ëndrrën shqiptare në Shqipëri, vota juaj ka peshën e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us