FOTO/ Era e fortë hedh në tokë fasadën e pallatit në Milot

Fasada e një pallati 5-katësh ka rënë në tokë për shkak të motit të keq. Fotoja që po shikoni tregon pallatin e ‘zhveshur’ si pasojë e erës së fortë, e cila ka rrëzuar të gjithë fasadën. Fotoja është publikuar nga deputeti demokrat, Kastriot Piroli, i cili është shprehur se kjo është një dëshmi e korrupsionit dhe babëzisë së kryebashkiakes së Kurbinit. Kjo pasi, pallati ishte restauruar së fundmi si pjesë e programit të Rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.

“Dëshmia e korrupsionit dhe babëzisë së kryetares së Bashkisë Kurbin. Miliona euro të hedhura në Kurbin që pas termetit të nëntorit të 2019 dhe fasadat që shemben duke rrezikuar jetën e banorëve të qytetit të Milotit. Ky standart dhe cilësi punimesh është përdorur në të gjitha fasadat e pallateve në Kurbin. I bëj thirrje SPAK të nise hetime të menjëhershme,”- shkruan deputeti në postim.

Lajme të tjera |  Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje të dielën: Të braktisim shpopullimin, të zgjedhim ndryshimin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us