Reshjet e borës, Balla: Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar përsëri në lidhje me situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve të borës. Balla njofton se shërbimet e Policisë se Shtetit do vijojnë të jenë në gatishmëri dhe prezentë në rrugë përgjatë gjithë natës.

Balla u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe të jenë të kujdesshëm.

“Rreshjet e dëborës po vijojnë në disa zona, por me intensitet mesatar. Ulja e temperaturave gjatë natës shton rrezikun për shkak të akullit në rrugë. Shërbimet e Policisë se Shtetit do vijojnë të jenë në gatishmëri dhe prezentë në rrugë përgjatë gjithë natës, ndërkohë që ARRSH dhe njësitë e qeverisjes vendore vijojnë të punojnë për hedhjen e kripës në akset rrugore. Drejtuesit e automjeteve duhet të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore,”-njofton Balla.

Lajme të tjera |  Berisha u kërkon ndjesë ish-pronarëve dhe të përndjekurve dhe u jep fjalën: Do ju shlyejmë borxhin brenda një mandati

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us