U kërcënua me jetë, Policia e Shtetit merr në mbrojtje gjyqtaren Arnisa Këlliçi

Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje gjyqtaren Arnisa Këlliçi, e cila ka marrë një letër kërcënuese. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në mbledhjen e komisionit të posaçëm për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që pritet të caktojë masa më të larta sigurie për gjyqtaren e Tiranës.

Letra kërcënuese i është dërguar Këlliçit në vendin e punës dhe lexohen fjalë që shënjestrojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë fëmijët e saj.

“E dashur Arnisa. Keni dy djem ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt,”- shkruhet në letër.

Pasi ka marrë letrën, Këlliçi i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe ka kërkuar mbrojtje të posaçme.

Dyshimet paraprake janë që letra është nisur nga një nga burgjet e sigurisë së lartë, por ende nuk është konfirmuar. Pritet që shkrimi t’i nënshtrohet një ekspertize, nisur dhe nga çështjet që ka në dorë gjyqtarja.

Lajme të tjera |  Artan Fuga: Ja kujt nuk ia jap votën time

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us