Pasuria e familjeve në sitë/ Tatimet krijojnë regjistrin e pasurisë së qytetarëve

Tatimet do të krijojnë regjistrin e pasurisë së qytetarëve për të parë nëse ato përputhen me të ardhurat legjitime të deklaruara. Kapitali.al ka mësuar se administrata tatimore po krijon regjistrin unik të pasurisë, i cili do të përmbajë të gjithë pasurinë e qytetarëve, jo vetëm ato të paluajshtshme, por edhe pasuritë e luajtshme si automjete, jahte apo ccdo gjë tjetër.

“Ndërtimi i Regjistrit të Pasurive të Tatimpaguesve (të luajtshme dhe të paluajtshme), me qëllim vlerësimin real të pasurisë së tatimpaguesve, ndërtimin e një sistemi për verifikimin dhe gjurmimin e të ardhurave të tatimpaguesve, kontrollin e plotë të pagesave të kryera për tatimin në prone,” thuhet në planin e masave të administratës tatimore.

Lajme të tjera |  Korriku nis me mot të nxehtë në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

Sipas dokumentit, ky proces do të kalojë në tre faza, të cilat do të mundësojnë integrimin e të gjithë pasurive të individëve në një regjistër të vetëm, që do të administrohet nga tatimet.

Këto faza përfshijnë krijimin e një Regjistri të Pasurive me atributet përkatëse, shkëmbimin e të dhënave me web-service si dhe analizën e të dhënave.

Sipas administratës tatimore, regjistri do të ushqehet në mënyrë automatike nga të dhënat e një sërë institucioneve publike si Kadastra, Drejtoria e Shërbimit Rrugor, Autoriteti i Aviacionit Civile.

Deri më tani zbatimi i regjistrit të pasurive ka qenë i pjesshëm për shkak të mungesës së shërbimeve ueb nga palët e treta dhe marrja manuale e informacioneve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us