Pezullohen 11 zyrtarë të Kadastrës Lezhë, nuk zbatuan vendimin e Gjykatës (EMRAT)

Gjykata e Lezhës ka vendosur të pezullojë nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës Lezhë. Bëhet fjalë për: Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi, Diljana Prenga.

Zyrtarët janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës, pasi sipas organit të akuzës nuk kanë zbatuar një vendim gjykate në lidhje me një prone ne zonën e Ranes së Hedhur në Shëngjin.

Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 mijë e 548 metër katrorë tokë shtetërore ranishte, ku është dënuar dhe me burg dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Me 4 vite burg për tjetërsim prone është dënuar edhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, ndërsa me 2 vite është dënuar ish-drejtori i Hipotekës, Artan Daja.

Lajme të tjera |  Nigel Farage vijon replikat me Ramën: Shifrat e mia ‘ok’, të Ramës gabim. Vij për drekë në Tiranë…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us