Troket pranvera, diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe masat ajrore të ngrohta jugore.

Moti pritet të jetë me kohëzgjatje me diell si dhe vranësira mesatare pas orëve të mesditës. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 8 deri 21°C

në zonat e ulëta 9 deri 27°C

në zonat bregdetare 12 deri 28°C

Lajme të tjera |  Incidenti në Zvërnec, eurodeputetja greke kërkon largimin e ambasadores shqiptare në Athinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us