PAMJE të RËNDA/ Si u tentua të vr*tej POLICI në Shkodër, dyshohet se SULMI ka ardhur nga grupi “BAJRI”!

Sulmi ndaj një oficeri Policie që u njoftua si një konflikt banal me fqinjin, në fakt ishte një sulm i mirëfilltë kriminal që kishte si qëllim vrasjen e tij.

Admir Okaj, aktualisht shef i rendit të Gramshit, rezulton të jetë goditur 3 herë me thikë pas shpinë, dy herë në qafë dhe një herë në shpatull.

Ngjarja ndodhi të hënën në zonën e “Zdrales” në Shkodër dhe Policia tha se pas disa orësh autori, Ormir Gucia u arrit të arrestohej.

Siç shihet nga këto pamje, oficeri Admir Okaj është duke biseduar me dy vajza, që pas saktësimit rezultoi të jenë mbesat e tij dhe në një moment, një person i maskuar me kapele dhe me syze vjen me vrap drejt tij dhe e godet disa herë me një objekt të fortë nga mbrapa.

Video e marrë nga abc:

Okaj vetëmbrohet dhe nxjerr nga brezi një pistoletë që fillimisht ia drejton autorit, me qëllim për ta neutralizuar, më pas e godet në kokë me tytën e armës.

Lajme të tjera |  Ish-nënkryetari i PD-së: Dy arsyet përse Rama nuk duhet të largohet nga pushteti

Ky është momenti që arma ka bërë edhe qitje të pavullnetshme por pa dëmtuar njeri, autori arrin të largohet me vrap.

Admir Okaj pasi merr mjekim në spital, jep edhe dëshminë e tij. Kjo ngjarje është referuar në Prokurori si vrasje e mbetur në tentativë.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, ngjarja dyshohet të ketë lidhje me detyrën e oficerit Admir Okaj, i cili më parë ka qenë pjesë e FNSH-së së Shkodrës, ku ka shërbyer për 23 vjet.

Departamenti i Policisë Kriminale ka një dosje lidhur me kërcënimet që ai ka marrë gjatë detyrës së tij nga grupi Bajri. Madje edhe ngjarja e së hënës shihet si një hakmarrje për shumë arrestime e shoqërime që ai ka kryer.

Lajme të tjera |  Erion Braçe ankohet për sulmet me vezë ndaj deputetëve: Pak kohë më parë këtu të vrisnin po të dilje në protestë, tani...

Në vitin 2000 ka arrestuar për armëmbajtje pa leje edhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza, bashkë me anëtarë të grupit Bajri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us