Një denoncim është bërë nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit ka depozituar në emër të Partisë së Lirisë një kallëzim me pretendimin i kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike dhe një paisje DVR (hard disc). Sipas Metës, grabitja ka ndodhur gjatë mesnatës, nga persona që ende nuk janë identifikuar, që gjithashtu kanë shkaktuar dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.
“Partia e Lirisë në respekt të ligjit ka depozituar denoncimin e kësaj ngjarjeje në Prokurorinë e Tiranës për hetimin dhe identifikimin e autorëve. As kjo tentativë dhe asnjë presion nuk e ul dot ritmin dhe vendosmërinë e Partisë së Lirisë për t’u përballur me “Rilindjen” dhe mashat e saj, por përkundrazi shumëfishon energjitë e saj në betejën për përmbysjen e narkoqeverisjes rilindase,”-shkruan Petrit Vasili, i cili ka bërë me dije edhe lajmin duke publikuar dokumentin e dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës.
DENONCIMI BASHKË ME DOKUMENTAT: