Kryeministri Edi Rama ka komentuar tensionet gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku u zgjodh kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala.
Kreu i qeverisë u shpreh se kjo ishte një përpjekje e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim.
Sipas Ramës, kjo tregoi qartë faktin e thjeshtë se “shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes”.
Postimi i Ramës:
Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.
Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat dhe nevojat legjitime të popullit të Himarës.
Këshilli Bashkiak i Himarës komandoi Blerina Balajn për drejtimin e bashkisë së Hiamarës. Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro.
Konkretisht Balaj mori 9 vota e këshilltarëve të PS dhe votat e opozitës, Qirjako Mërkuri nga LZHK, Maks Vlashi nga Mega, Fuat Mati ngaRithemelimi dhe Aleks Llazari nga PD, Timoleo Gërdhuqi nga PL dhe Milto Nika PSD.
Ndërsa 4 anëtarë të këshillit nuk kanë votuar, mes tyre dhe bashkëshorti i Blerina Balës, i cili është këshilltar i Aleanca Arbnore kombetare (AAK)