Himara me kryetar të ri, Beleri reagon nga burgu: U shkel Kushtetuta

Alfred Beleri ka reaguar nga burgu pas zgjedhjes së kryetares së re të Bashkisë Himarë, Blerina Balaj, me 15 vota Këshilli Bashkiak.

Në një postim në rrjetet sociale, Beleri thotë se u shkel Kushtetuta, teksa sulmon prefektin e Vlorës Vangjel Tavo dhe kryeministrin Edi Rama.

Beleri është i dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota për 40 mijë lekë të vjetra.

Postimi i Belerit:

Një lëmsh juridik i pamundur për t’u zgjidhur. Lëmsh i krijuar me kontributin e prokurorisë dhe gjykatës së posaçme kundër korrupsionit, të cilët nuk kanë kurajë t’i thonë JO z. Rama.

Asnjë ligj dhe asnjë nen i Kushtetutës nuk e parashikon këtë që po ndodh në Bashkinë Himarë. Neni 61 i ligjit 139/2015 që trumbeton prefekti nuk zgjidh ndërprerjen e parakohshme të një mandati të mbaruar me kohë. Asnjë praktikë e mirë evropiane, të cilave z. Rama iu referua, nuk thotë se kryetari i bashkisë caktohet nga partia humbëse e zgjedhjeve për kryetar bashkie. Asnjë praktikë e mirë evropiane nuk parashikon të caktohet nga prefekti si kryetar bashkie një person që nuk është zgjedhur as këshilltar bashkiak, por është emëruar nga humbësi.

Lajme të tjera |  Tha se "do i hante" të gjallë socialistët, përgjigja epike e Alizotit pas humbjes: Jam bërë vegjetarian!

Shkelët Kushtetën dhe atë që u votua nga sovrani nuk e lejuat të betohet. Në kundërshtim me ligjin, caktoni një kryetar të ri bashkie, siç edhe Prefekti e deklaroi, dhe e interpretoni ligjin ashtu siç ju intereson. Juve nuk ju intereson ligji, por ju intereson vetëm të mos betohet, qoftë edhe për një orë të vetme, ai që u zgjodh kryetar bashkie konform Nenit 109 të Kushtetutës. Për ju, ligji është thjesht një copë letër bakalli. Me gjasë, letër bakalli është edhe për z. Tavo, i cili në kundërshtim me ligjin, dje u tregoi këshilltarëve si të mendonin, sot mori pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak për t`u siguruar që e kishin kuptuar drejt urdhërin e tij. Pa patur asnjë kompetencë, filloi sot fjalimet elektorale duke premtuar tituj pronësie.

Lajme të tjera |  Noka akuzon mediat pas humbjes: “Ia bëtë fushatën”! I kthehen gazetarët: Pse ne ua kemi fajin që humbisni ju?!

Zgjidhja e vetme është respektimi i Kushtetutës. Zgjidhja e vetme është të lejohet fituesi i zgjedhjeve të betohet. Është e vetmja gjë që mund t’i japë fund këtij kaosi ligjor dhe të ndalojë absurdin në Bashkinë Himarë, duke trajtuar banorët e kësaj bashkie në mënyrë të barabartë me çdo qytetar tjetër të kësaj Republike që ushtroi të drejtën e tij elektorale në zgjedhjet e datës 14 maj.

Dhionisios – Alfred Beleri

Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë

(sepse kryetari i bashkisë zgjidhet nga populli dhe jo nga vota e 15 njerëzve të trembur)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us