Vota e diasporës/ Celibashi ‘pesimist’: Kam frikë se ky proces nuk do mund të realizohet

Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi nuk është aspak optimist se vota e diasporës do të mund të realizohet për zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen. Ai shprehet se sa më shumë kohë që kalon, aq më shumë “shuhen” shpresat se ata do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Në një intervistë për TCH, Celibashi u shpreh se një tjetër problem është fakti se jo të gjithë emigrantët shqiptarë kanë deklaruar vendbanimin e tyre të përhershëm jashtë Shqipërisë. Nga më shumë se 1.7 milion shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, kreu i KQZ tha se vetëm 14 mijë e kanë deklaruar.

Lajme të tjera |  Tha se "do i hante" të gjallë socialistët, përgjigja epike e Alizotit pas humbjes: Jam bërë vegjetarian!

Ilirjan Celibashi: Sa më shumë kohë kalon aq më shumë rrezikon votimin nga jashtë. Nëse në përfundim të këtij sesioni nuk do kemi plotësim të boshllëqeve ligjore për votimin nga jashtë, kam frikë se në mënyrë përfundimtare ky proces nuk do mund të realizohet. Në dijeninë time janë 14 mijë qytetarë shqiptarë që kanë deklaruar vendbanimet e tyre të përhershme jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT janë 1.7 milion qytetarë shqiptarë që banojnë jashtë territorit të Shqipërisë. 14 mijë krahasuar me një 1.7 milion mendoj se është një shifër jo përfaqësuese në numër.

Përpos votës së emigrantëve, një tjetër proces që mund të rrezikohet në zgjedhjet e ardhshme është shtrirja e numërimit dhe votimit elektronik në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ndërkohë Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, ende nuk ka dhënë “frytet” e tij ndërsa palët janë larg dialogut politik në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us