Era e fortë, pezullohen tragetet e linjës Durrës-Bari, ndalohet edhe lundrimi i anijeve tregtare

Është pezulluar linja e trageteve Durrës-Bari si pasojë e kushteve hidrometeorologjke të përkeqësuar. Forca e detit arrin deri në 8 ballë, me një lartësi dallge deri në 3.5 metra. Pezullimi i lundrimi u njoftua nga ana e kapitenerisë së Portit të Durrësit.

Krahas trageteve është ndaluar edhe lundrimi i anijeve tregtare si edhe flota e peshkimit që operon përgjatë bregdetit shqiptar. Ndërkohë Ekuipazhi i mjeteve lundruese është njoftuar që të marrin masa për sigurimin e tyre me qëllim shmangien e situatave dhe incidenteve detare përgjatë 48 orëve të fundit.

Lajme të tjera |  Berisha udhëton në SHBA? PD e "shpall fitore": Përshëndesim DASH! E drejta u vu në vend!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us