Hetimi parlamentar| Propozimet e PS, opozita: Janë antikushtetuese

Opozita i konsideron antikushtetuese propozimet e publikuara dje nga Partia Socialiste për komisionet hetimore. Deputetet Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku thonë se përmes draftit të sjell në kuvend nga socialistët bllokohet e drejta e opozitës për të hetuar punën e qeverisë.

Ndryshimet ligjore të propozuara një ditë më parë nga socialistët për funksionimin e komisioneve hetimore, për opozitën janë antikushtetuese dhe bllokojnë të drejtën e pakicës parlamentare për të hetuar punën e shumicës qeverisëse.

“Së pari ligji ishte antikushtetues, nuk ka asnjë element të jurispudencës kushtetuese për komisionet hetimore. është një projektligj që bllokon gjithcka, i kthen komisionet hetimore në një dëgjesë publike,” – u shpreh deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.

“Nga një instrument në favor dhe në dorë të opozitës qeveria kërkon që ta kthejë në një instrument në favor të mazhorancës. I vetmi diskutim që duhet të ndodhte me mazhorancën dhe opozitën ishte objekti i komisioneve, pra duhet të ishte dhënë dakordësia për ngritjen e komisioneve,” – tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Tabaku dhe Çupi thonë se disa prej propozimeve që prezantoi Ermonela Felaj nuk janë të parashikuara në ligjet për komisionet hetimore të vendeve të tjera.

Lajme të tjera |  Berisha u kërkon ndjesë ish-pronarëve dhe të përndjekurve dhe u jep fjalën: Do ju shlyejmë borxhin brenda një mandati

“Nuk është në eksperiencën e asnjë vendi tjetër, në vende të tjera të ngjashme ku ka pasur seanca me informacion sensitiv ose me informacion të rëndësishëm tregtar ose me informacion që cenon sigurinë, mbrojtjen e me radhë është rënë dakordësi që të jetë mbledhja e mbyllur. është gjetur një mënyrë sesi të ngrihet një komision hetimor për të kontrolluar komisionet hetimore,” – tha Tabaku.

“Vendimet e ndërmjetme, seancat e mbyllura nuk janë të parashikuara jo vetëm në ligjin gjerman por në të gjitha ligjet që unë jam konsultuar,” – u shpreh Çupi.

Por si do jetë reagimi i opozitës në një kohë kur drafti është depozituar në kuvend dhe pret diskutimin në komisionet parlamentare. 

“Nuk mund të shpëtojë qeveria pa u hetuar për aferat,” – deklaroi Çupi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us