Ylli i Anglisë harron humbjen e EURO 2024, i propozon për martesë të dashurës së tij

Teksa janë duke shijuar pushimet në brigjet e liqenit Como, Ollie Watkins u ul në një gju për t’i propozuar për martesë partneres së tij, Ellie.

Ylli i Anglisë dhe tashmë e fejuara e tij postuan në Instagram një seri fotosh mahnitëse, ku ndanë me fansat lajmin e lumtur.

Në foton e parë, Ollie shihet i ulur në gjunjë duke i propozuar Ellie-t, me të cilën fillimisht u takua në vitin 2018.

Një foto tjetër, tregon çiftin e sapofejuar të përqafuar ndërsa një tjetër zbulon vendndodhjen mahnitëse për propozimin.

“Natë speciale në liqenin e Komos me të fejuarin tim. Jam shumë e lumtur”, ka shkruar ajo.

Ylli i Anglisë harron humbjen e EURO 2024, i propozon për martesë

OLLIE WATKINS DUKE I PROPOZUAR TË DASHURËS ELLIE ALDERSON
Ylli i Anglisë harron humbjen e EURO 2024, i propozon për martesë

OLLIE WATKINS DHE ELLIE ALDERSON
Ylli i Anglisë harron humbjen e EURO 2024, i propozon për martesë

PAMJE NGA LIQENI I COMO

Ellie ka një motër binjake, Sofie, dhe është diplomuar për dizajn.

Lajme të tjera |  Kësaj here ndryshe, Chelsea vendos për Armando Brojën

Çifti jeton së bashku në Birmingham dhe Ellie shihet shpesh duke mbështetur partnerin e saj në Villa Park. /ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us