Përmirësim oferte nga klubi i Premier League, por Armando Broja pret … kuqezinjtë e Milan

Armando Broja vazhdon të jetë në qendër të merkatos së verës. Disa klube kërkojnë shërbimet e sulmuesit të Kombëtars, i cili duket gjithmonë e më larg Chelsea.

Në Premier League janë Southampton, Brentford dhe Evertoni, me këto të fundit që janë të gatshëm të bëjnë një tjetër propozim për 22-vjeçarin. Në fillim të merkatos së verës drejtuesit ofruan 30 milionë euro, por nuk u arrit asgjë.

Tashmë te Evertoni po mendojnë të përmirësojnë ndjeshëm ofertën e tyre për Brojnë dhe sipas “CaughtOffside” do t’ia paraqesin menjëherë Chelsea. Te Evertoni e shikojnë si zëvendësuesin ideal të Kavert-Levin, por sipas mediave angleze bëhet me dije se Broja po pret Milan.

Lajme të tjera |  Nico Williams i iku nga “duart”, Barcelona ka gati 100 milionë euro për sulmuesin e Serie A

22-vjeçari kërkon të presë edhe një lëvizje të fundit nga kuqezinjtë, me këto të fundit që e kanë në listë shqiptarin. Ditë të “nxehta” për sulmuesin e Kombëtares, i cili ëhstë në pritje për të mësuar se ku do të jetë e ardhmja e tij për sezonin e ri. Aktualisht kujtojmë se Broja është me Chelsea në SHBA, ku londinezët po vazhdojnë fazën përgatitore.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us