Ish-këshilltari i tij vrau gruan, Pacolli rrëfen njohjen me Murselin: Si mu ofrua

Kryetari i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur rreth njohjes së tij me Naim Murselin.

Pacolli tha se me Murselin janë njohur prej vitesh, që kur ai ishte adoleshent, teksa i ishte afruar pas një sëmundjeje që kishte kaluar.

Pacolli tutje tha se Murseli ka qenë pjesë e përcjelljes së mysafirëve që ai i ka pritur në Ministrinë e Jashtme.

Përveç punës, Pacolli tha se me Murselin kanë pasur marrëdhënie të mira familjare. Ai shtoi se nuk ka qenë në dijeni se Naimi ka pasur ndonjë precedent konflikti dhe do të arrinte deri në këtë akt tmerrues.

Reagimi i Pacollit:

Edhe një herë, shpreh ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e Liridonës  me këtë ngjarje të trishtueshme.

Lajme të tjera |  Në prag të zgjedhjeve, Qeveria fal të gjitha gjobat që nga viti 2015

Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019.

Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri.

Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona  kishte miqësi me familjen time.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Tragjedia e fundit më ka prekur thellë, dhe bashkëndjejmë në dhimbjen e familjes së Liridonës dhe fëmijëve.

Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues.

Kam mbajtur heshtje këto ditë si shenjë respekti për vuajtjet e familjes së Liridonës. Gjithashtu, dua të përsëris se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t’u tregojë secilit vendin e merituar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us