Një restorant me fotot e kryeministres italiane Giorgia Meloni do të hapet në vendin tonë, shkruan gazeta e njohur italiane Corriere della Sera.
“Gjergj Luca, një sipërmarrës shqiptar, ka vendosur t’i kushtojë një nga restorantet e tij Melonit dhe ka mbuluar muret e restorantit me foto të kryeministres italiane, duke shkaktuar komente të shumta në Instagram”, shkruan gazeta.
“Për mua ajo është një grua e jashtëzakonshme”, shprehet Luca.
Restoranti ndodhet në qytetin e Shëngjinit dhe është një iniciativë e sipërmarrësit shqiptar, Gjergj Luca i cili ndër të tjera falënderon kryeministren për rolin e saj në ndihmën e 500 mijë shqiptarëve, të cilët do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve.
Restoranti Meloni ka dhjetëra piktura në mure që portretizojnë lideren e FDI-së, që nga hapat e saj të parë në politikë e deri te Palazzo Chigi. Vetëm në korridorin që të çon në tualet ndryshon peizazhi, pasi këtu ka portrete të politikanëve të tjerë, nga Barack Obama te Benjamin Netanyahu.
Gjergj e sheh lokalin si një falënderim për kontributin e ofruar për komunitetin shqiptar nga kryeministrja italiana.
Në fakt, për sipërmarrësin, Meloni luajti një rol vendimtar për të ndihmuar rreth 500 000 shqiptarë të merrnin pensionin e tyre, një synim që shumëkush konsiderohet i pamundur. Në këtë restorant pritet të performojnë live muzikantë italo-shqiptarë e shumë të tjerë.
Menuja? Vetëm peshk, por si në të gjitha vendet e tjera të zonës.