“Nuk pranoj të luaj me atë trajner”, Thibaut Courtois merr vendimin drastik

Thibaut Courtois ishte një nga mungesa surprizë të Euro 2024. Edhe pse ishte rikuperuar madje luajti dhe finalen e Champions League me Real Madrid, Courtois nuk u ftua nga trajneri i Belgjikës, Domenico Tedesco.

Pikërisht për këtë situatë, portieri belg ka marrë një vendim drastik. Gardiani i Real Madrid është shprehur duke thënë se nuk do të rikthehet në kombëtaren e Belgjikës, derisa ai të jetë trajner.

“Kam vendosur të mos kthehem në kombëtaren belge nën atë trajner. Në këtë çështje, unë pranoj pjesën time të përgjegjësisë. Megjithatë, duke parë përpara, mungesa ime e besimit tek ai nuk do të kontribuonte në ruajtjen e atmosferës së nevojshme”, u shpreh Courtios.

Lajme të tjera |  Sisinjo dhe Roberto Kalos kanë qenë këtu”, drejtori turk për Rei Manajn: Çdo lojtar që…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us