Vllaznia “goditet” nga prag të klasikes me Tiranën, shkodranët gjobiten nga UEFA për shkak të… tifozëve

UEFA ka gjobitur Vllazninë për shkak të parregullsive të konstatuara nga delegati i ndeshjes Vllaznia-Valur të luajtur me 18 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” e cila u mbyll me fitoren e thellë të miqve ne shifrat 4-0.

Në fundin e kësaj ndeshje, tifozët kuqeblu të indinjuar nga kjo humbje kanë hedhur fishekzjarre dhe sende të tjera të forta në fushën e lojës.

Komisioni përkatës një ditë më parë ka vendosur ta ndëshkoje klubin Vllaznia me një shumë prej 19.500 eurosh për hedhjen e sendeve në fushë.

Kjo shumë duhet të paguhet nga shkodranët brenda 90 ditësh nga marrja e vendimit në llogarinë e këtij institucioni. Në këtë mënyrë Vllaznia edhe njëherë tjetër ndëshkohet nga UEFA si rrjedhoje e sjelljes së gabuar të tifozëve të saj në shkallët e stadiumit. 

Lajme të tjera |  Plas tek Interi/ Calhanoglu ‘masakron’ Lautaron: Një lider i vërtetë nuk kërkon fajtorë

GFH

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us