Festa e Abaz Aliut, Baba Mondi: Shqiptarët t’i kthehen kombit, punës e dijes! Të mos e braktisim vendin

Kjo e enjte shënoi kulmimin e pelegrinazhit në malin e Tomorit. Festës së organizuar në nder të Abas Aliut iu bashkuan mijëra pelegrinë nga vendi dhe e gjithë bota.

Për pjesëmarrësit u trupa valltarësh dhe këngëtare sollën një atmosferë të ngrohtë

Kryegjyshi i bektashinjve Baba Mondi, në fjalën e tij nga mali i Tomorrit, ku po zhvillohet pelegrinazhi i besimtarëve për ditën e Festës së Abaz Aliut, u shpreh se historia e lashtë e vendit tonë rrotullohet rreth Tomorrit mitik.

Edhe në librat e lashtë sillet në vëmendje rëndësia e Malit të Tomorit por edhe Dodona Pellazgjike.

Ai ka pasur një mesazh për shqiptarët, duke u kërkuar t’i kthehen kombit, dijes dhe punës.

Ai shtoi se shqiptarët nuk duhet të largohen nga vendi, por duhet t’i përballojmë vështirësitë në vendin tonë.

Lajme të tjera |  Gati për postin e deputetes! Dy zv.ministre japin dorëheqjen

Për pjesëmarrësit Brahimaj e vuri theksin te rëndësia e familjes dhe mesazhin që të rinjtë të kontribuojnë për vendin.

Mirësi dhe paqe ishte mesazhi i tij për shqiptarët.

“Lutemi që Zoti të na lehtësojë sakrificat në këtë jetë të përkohshme, Ne si shqiptarë t’i kthehemi kombit, mos të largohemi. Të përballojmë vështirësitë në vendin tonë. T’i kthehemi punës e diturisë”, u shpreh ai.

Për organizimin e pelegrinazhit të nisur prej datës 15 gusht policia mori masa për të eliminuar trafikun e rënduar dhe për të shmangur aksidentet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us