Ekspertët e basteve nxjerrin parashikimet e grupit të Shqipërisë!

Shqipëria ndodhet në grupin B në Europianin e Gjermanisë. Kuqezinjtë janë pozicionuar në të njëjtin grup me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Ndërkohë kanë nisur edhe kuotimet nga kompanitë e basteve. Për të fituar grupin B, Shqipëria kuotohet me koeficient 14.00. Ndërkohë për t’u kualifikuar nga faza e grupeve, Shqipëria kuotohet me koeficentin 5.00.

Shifra shumë të larta këto për ekspertët e basteve ç’ka tregon se kuqezinjtë janë skuadra me më pak pritshmëri për të kaluar grupin me këta rivalë që ka përballë, të paktën kështu duket në lartë, por gjithçka mund të ndryshojë ose konfirmohet që nga 15 qershori i vitit të ardhshëm kur Shqipëria do të zbresë në fushë për t’u përballur me Italinë.

Lajme të tjera |  “Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme”- Tedi Blushi: Nuk ka asnjë fakt që ka favorizuar dhëndrin në privatizimin e ish-klubit Partizani

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us