ZYRTARE/ Di Biagio rikthehet në pankinë, ish-trajneri i Dinamos surprizon me zgjedhjen

Luigi Di Biagio i ka dhënë fund papunësisë së tij, teksa ka vendosur të marrë drejtimin e ekipit të ri. Ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, në Superiore, do të drejtojë kombëtaren U21 të Arabisë Saudite.

“Federata Saudite e Futbollit ka nënshkruar kontratë me trajnerin italian Luigi Di Biagio, i cili do të jetë trajner i kombëtares U-21 deri në mesin e vitit 2026”, shkruan Federata Arabe.

Kujtojmë që tekniku 53-vjeçar ka një eksperiencë të gjatë si trajner në kontinentin e vjetër. Përveç Dinamos, Luigi Di Biagio ka drejtuar edhe Spal, Italinë U21 dhe atë U20, Atletico Roma, La Sorta dhe Cisco.

Lajme të tjera |  Mbi 1 milionë euro në sezon, Ardian Ismajli arrin akordin me ekipin e Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us