Debati për ‘Shtetin e Bektashinjve’, Rama: Do t’i jepet status si një përfaqësi diplomatike!

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve në Amerikë, theksoi se shteti Bektashi do të ketë një status ndryshe pasi dhe kanë kryeqendrën e vetë në vendin tonë.

Edi Rama: Jam mësuar që kur them diçka të re, dëgjoj shumë çudira, por si këtë herë, asnjëherë. Gjëja që më ka habitur më shumë, është se çfarë familje e jashtëzakonshme ekziston për urdhin e Bektashinjve. Të lexojnë, të informohen, çfarë përfaqëson në historinë e kombit tonë, çfarë pasurie e madhe është për kombin tonë. Të më thuash shtet islamik, pjellë e imagjinatës, por jo me mua. Si pasuri historike dhe kulturore, janë edhe tre komunitete të tjera. Çfarë i bashkon këto të treja dhe i ndan? Janë 3 komunitetet shumë të mëdha të shtrirë në të gjithë dynjanë. Është një komunitet që e ka kryeqendrën e vet botërore në Shqipëri. Është një urdhër që mbahet me mundime të mëdha dhe që e ka kapacitetin e rrezatimit shumë të ulët, se kaq fuqi ka. Kemi interes kombëtr që ta ruajnë këtë pasuri? Për pak dekada do të ketë njerëz të zakonshëm, por nuk do ketë sistem me të gjitha figurat. Statusi, është të ngrihet mbi një nivel maksimal dhe të ketë një rrezatim përtej atij perimetrit të pronës së vet, janë në pronën e tyre. Ky është status si një përfaqësi diplomatike.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us