Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, fluks në pikat kufitare

Emigrantët po kthehen në atdhe për festat e fundvitit, ndërsa fluksi në pikat doganore është shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë hyrë nga kjo pikë doganore 6,219 udhëtarë dhe kanë dalë 1,484 persona.

Mësohet se nga mesi i dhjetorit deri më sot, nga Greqia kanë hyrë mbi 35 mijë emigrantë. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, raportohet se 15 mijë qytetarë kanë udhëtuar drejt Greqisë.

Ndërkohë që në doganën e Qafë Thanës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri 2607 emigrantë dhe kanë dalë 2519. Pala shqiptare, në varësi të fluksit punon me 5 sportele në hyrje, ndërsa pala greke me 3 sportele.

Lajme të tjera |  Gjirokastra, destinacion elitar i turizmit shqiptar, Sula: Inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us