Ish-mesfushori i Skënderbeut, Agon Elezi do të vijojë karrierën në elitën e futbollit kroat, teksa së fundmi është huazuar te skuadra e Goricës, ku aktivizohet edhe mesfushori Adrion Pajaziti.

23-vjeçari ka qenë pjesë e Skënderbeut në sezonin 2019/2020, teksa më pas kaloi te Varazdini ku edhe spikati, dukë tërhëqur vëmendjen e drejtuesve të Bohumit.
Mesfushori me origjinë shqiptarë është edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ku është aktivizuar në total 10 ndeshje.
Elezi së fundmi u aktivizua me skuadrën e dytë të Bohumit, ku në 7 ndeshje shënoi 5 gola si dhe regjistroi 2 asist, dukë gëzuar një formë të kënaqshme.





