Klubi i Lacios vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me futbollistët shqiptarë, të cilët i afron vazhdimisht, edhe pse tani nuk ka më në rolin drejtuesit Igli Taren. Mediat italiane kanë mësuar se emri i ri që do ui bashkohet lacialëve në ditët në vijim është Arijon ibrahimoviç.
Bëhet e ditur se është arritur një akord me Bajern Mynih dhe Lacio do të huazojë me të drejtë blerje përfundimtare për rreth 10 milionë euro sulmuesin shqiptar. Bavarezët nuk kanë hequr plotësisht dorë nga futbollisti, ndaj kanë vendosur një klauzolë riblerje të tij për një shifër që nuk kalon 25 milionë euro.





