Janullatos në gjendje kritike, reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Zoti t’i dhurojë shëndet dhe forcë për të vazhduar misionin për paqen

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, po ndjek me vëmendje dhe shqetësim ecurinë shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas, i cili prej disa ditësh po përballet me një gjendje të rënduar të shëndetit të tij.

Anëtarët e Bordit shprehen se luten me besim dhe përulësi, që Zoti t’i dhurojë atij shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen, harmoninë dhe dialogun ndërfetar. “Ne lutemi me besim dhe përulësi, që Zoti t’i dhurojë atij shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen, harmoninë dhe dialogun ndërfetar. Kontributi dhe inspirimi i tij për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërfetar janë një mësim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne”, thuhet në njoftim.

Lutje për Kryepeshkopin Anastas!

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, po ndjek me vëmendje dhe shqetësim ecurinë shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas, i cili prej disa ditësh po përballet me një gjendje të rënduar të shëndetit të tij.

Ne, anëtarët e Bordit të Presidencës, Kryetari i KNFSH-së Mons. Gjergj Meta, anëtarët e Bordit të Presidencës, H. Bujar Spahiu (Kryetar i KNFSH-së 2023), H. Dede Edmond Brahimaj (Kryetar i KNFSH-së 2021) dhe Pastor Ergest Biti, me nderim dhe lutje të thella, i drejtohemi Zotit për shërimin e shpejtë të Kryepiskopit Anastas, bashkëthemelues i KNFSH-së në vitin 2007, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në vitet 2018-2019 dhe 2024 dhe aktualisht anëtar i Bordit të Presidencës.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Ne lutemi me besim dhe përulësi, që Zoti t’i dhurojë atij shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen, harmoninë dhe dialogun ndërfetar. Kontributi dhe inspirimi i tij për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërfetar janë një mësim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne.

O Zot, ne të lutemi që ta mbështesësh me çdo bekim dhe t’i dhurosh atij shumë vite të tjera shërbimi të bekuar, plot paqe dhe forcë shpirtërore, duke udhëhequr kështu një shembull të paqes dhe unitetit në shoqërinë tonë. Amin!

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Me respekt,

Bordi i Presidencës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us