E BUJSHME/ Ish-i i Superiores pranë rikthimit, Egnatia dhe Tirana në garë për shërbimet e 29 vjeçarit

Një tjetër rikthim pritet të ndodhë në Superiore gjatë kësaj merkato janari. Ish-sulmuesi i Egnatias, Vusal Isgandarli po mendon seriozisht të mbyllë aventurën e tij në Turqi, për t’u rikthyer në Superiore.

Sulmuesi me origjinë nga Azerbajxhani me shumë mundësi do të largohet nga Boluspor, ekip i Kategorisë së Dytë turke, për t’u rikthyer në Shqipëri. Egnatia dhe Tirana janë ekipet e interesuara për shërbimet e 29-vjeçarit.

Kujtojmë se ky i fundit ka luajtur me Egnatian 18 ndeshje. Në këto sfida me fanellën e rrogozhinasve, Isgandarli ka shënuar 6 gola. Teksa tashmë duket gati për një tjetër aventurë në futbollin shqiptar, të cilin e njeh mjaft mirë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shumë “luftë”, por vetëm 1 gol! Maran e nis me humbje te Shqipëria! Izraeli fiton në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us