FOTO+VIDEO/ “Uzuni qëndro”, tifozët e Granadas pushtojnë sulmuesin shqiptar dhe i bëjnë kërkesën e veçantë

Myrto Uzuni mori vëmendjen të premten në barazimin e Granadas ndaj Burgos, edhe pse nuk ishte në fushën e lojës, por në tribunën e stadiumit
Ultrasit e Granadës nisën koret “Uzuni qëndro” disa herë gjatë sfidës, duke bërë të qartë qëndrimin e  tyre, ndërsa po në kor kërkuan largimin e drejtuesve, të cilët i kanë premtuar përmirësimin e kontratës futbollistit, por nuk e kanë bërë realitet.

Pas përfundimit të sfidës, teksa sulmuesi beratas po tentonte të dilte nga stadiumi, një numër i madh tifozësh po e prisnin. Ata filluan ti këndonin duke i kërkuar që të qëndronte në ekip. Të gjithë ishin me telefona në duar dhe disa patën mundësinë të bënin edhe fotografi me idhullin e tyre.

Uzuni shkruan si mbishkrim të videos: “Kam dashuri dhe respekt vetëm për personat që dinë të vlerësojnë.” (VIDEO)

Lajme të tjera |  Anis Mehmeti nga minuta e parë, porta i besohet ish-it të Superiores! Trajneri Rolando Maran vendos për TITULLARËT e debutimit (FORMACIONI ZYRTAR)

WhatsApp Image 2025-01-12 at 13.19.11

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us