U shpall “Lojtari i Vitit” me shumicë votash në mbrëmjen gala, Berat Gjimshiti rrëfehet për Atalantan: Shtysë ekstra për klubin dhe Kombëtaren

Berat Gjimshiti fitoi çmimin “Lojtari i Vitit” ditën e djeshme në ceremoninë “Topi i Artë”. Për shkak se vetë lojtari kuqezi nuk ishte i pranishëm, trofeun e mori në dorëzim mamaja e tij gjatë mbrëmjes gala.

Shumica e votave shkuan për mbrojtësin legjioanr. Kolegët e futbollistit të Atalantas në Kombëtare votuan për sezonin fantastik që shtatlarti dhe gladiatori kaloi me klubin italian. Klubi bergamask intervistoi sot lojtarin kuqezi për këtë arritje duke e postuar në rrjetet e saj sociale fjalën e shqiptarit. Berati lavdëroi shokët dhe presidentin e FSHF si dhe premtoi se ky vlerësim është një plus për të vazhduar të bëjë më mirë në karrierë.

“Po, çmimi mu dorëzua mbrëmjen e djeshme. Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar për këtë trofe. Ky vlerësim më jep një shtysë ekstra, një motivim plus për Atalantan sigurisht si gjithmonë, por edhe për Kombëtaren. Falenderoj çdokënd, Presidentin, stafin dhe lojtarët e Shqipërisë.

Mamaja ime ishte shumë e dneruar të merrrte trofeun. Ajo ishte pak nervoze. Nuk dinte se çfarë të thoshte, por uën i thash asaj qëndro e qetë, bëj çfarë di, fol siç flet me mua. Nuk është asgjë speciale, por ajo bëri shumë mirë”, u shpreh Gjimshiti.

Lajme të tjera |  Në prag të Botërorit, Xherdan Shaqiri “braktis” Zvicrën për Shqipërinë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us