Kthimi i Brojës në “Stamford Bridge” ende në lojë, Evertoni i përgjysmuar nga dëmtimet

Edhe pse në orët e fundit zërat për një rikthim të Brojës në Londër janë pakësuar, sipas “The New York Times” Everton dhe Çelsin po punojnë për të arritur një marrëveshje.

Pak ditë më parë u tha se Çelsi, i cili ka një personel të mbingarkuar futbollistësh, i ka ofruar Evertonit mundësinë që të kthejë Brojën, por në këmbim duhet të zgjidhte mes Kiernan Dewsbury-Hall ose Carney Chukwuemeka.

Sot mësohet se Everton është gati të pranojë kushtin e Çelsit pasi dëmtim i Brojës do ta detyrojë lojtarin që të rikthehet në fushat e lojës pas më shumë se tri muajsh. Të gjendur në këtë situatë drejtuesit e Evertonit u kanë komunikuar homologëve në Londër se janë gati të nisin bisedimet nëse në këtë listë do të shtohet edhe Ben Chilwell. Everton është në alarm sa u përket dëmtimeve pasi në përfundim të ndeshjes me Brajton trajneri David Mojes ka vetëm 15 lojtarë të shëndetshëm.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sane te Galatasaray, Bayern Munich ia “pason” numrin “10” yllit të sulmit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us