Durrësi i përmbytur, Ministria e Mbrojtjes: Një eskavator ka shkuar të pastrojë kanalin, është në nivel kritik

Situata nga përmbytjet në Durrës mbetet e rëndë, teksa Ministria e Mbrojtjes njofton se niveli i ujit në Kanalin e Ujërave të Larta është në pikën kritike.

Një ekskavator ka shkuar në këtë kanall për të kryer pastrimin, njofton Agjencia e Mbrojtjes Civile. Prezencë të lartë të ujit ka në disa zona si Shkozeti, ish-Këneta, Plazhi, Stadiumi dhe unaza e qytetit.

Uji ka hyrë edhe në disa biznese dhe shtëpi.

Njoftimi:

Informacion i përditësuar mbi situatën në Bashkinë Durrës

Për shkak të reshjeve të intensifikuara të shiut, në qytetin e Durrësit janë shfaqur disa problematika, të cilat po monitorohen dhe trajtohen nga strukturat përkatëse.

Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujrave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve.

Lajme të tjera |  Plani i SHBA, si Europa do pajiset me armë bërthamore

Ka rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve si dhe prani të ujit në disa zona të qytetit si dhe në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Uji ka depërtuar gjithashtu në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta.

Niveli i ujit në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik.

Po ashtu, ka prani të ujit edhe në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth.

Strukturat vendore janë angazhuar për të riparuar pasojat e krijuara dhe po punojnë intensivisht për të menaxhuar situatën.

Lajme të tjera |  Rama flet për CNN, për protestat që kanë shpërthyer në Tiranë: Shqipëria është në sulm nga armiqtë e huaj dhe konkurrenca, i njohim kush janë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë të ndjekë situatën, për të koordinuar forcat deri në normalizimin e situatës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us