HEC-et e vegjël, çmimi i energjisë për 2024 qëndron sërish në 10 lekë/kWh

Enti Rregullator i Energjisë miratoi këtë të premte çmimin e të energjisë për prodhuesit me përparësi për vitin 2024 duke e lënë atë në nivelin 10 lekë/kWh.

Çmimi mbeti i njëjtë me atë që prodhuesve po ju paguhet nga muaji i dytë i këtij viti teksa në këtë kategori janë HEC-e deri në 15 MW të cilët janë vendosur aktualisht në regjimin e shërbimit publik.

Bordi i Komisionerëve i Entit mori këtë vendim pas analizës së bërë nga drejtoria përgjegjëse në këtë institucion ku u analizua mënyra sesi llogaritet çmimi.

Konkretisht bazuar në metodologji që ka në bazë bursën e Hungarisë, koeficient si dhe element të tjerë çmimi që rezultoi nga formula ishte 14.49 lekë. Ky çmim sipas Entit qëndron mbi nivelin maksimal ndaj çmimi i caktuar që do të aplikohet është ai i 10 lekëve/kWh.

Për konvertimin e vlerës në euro që rezulton në treguesin që merret nga bursa e Hungarisë u përdor kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë që për periudhën janar-nëntor rezulton me një mesatare 108.34 lekë.

Lajme të tjera |  Rama ironizon Berishën për lajmin se do udhëtonte në SHBA: Një tjetër tallje e bufit me kënetën...

Enti argumentoi se ky mund të rishikohet pas publikimit të plotë të raportit vjetor të Bursës së Hungarisë mbi çmimin mesatar si dhe kursin e BSH në fund të vitit.

Formula e përllogaritjes së çmimit

Përllogaritjet e çmimit për HEC-et e vegjël që kanë detyrimin e shitjes së energjisë tek kompania publike e shpërndarjes llogariten mbi bonusin e promovimit, çmimi i HPEX sipas raportit vjetor, kursi mestar i euro nga Banka e Shqipërisë.

Për vitin 2023 çmimi rezultoi rreth 14.5 lekë duke pësuar një ulje të ndjeshme në raport me mesataren e vitit 2022 kur kriza çoi çmimet të nivele të jashtëzakonshme. Ky çmim mesatar ishte ]38.97 lekë/kWh.

Çmimet e dy viteve të fundit nën efektin e krizës duket se janë mbi çmimin maksimal prej 10 lekë. HEC-et e vegjël aktualisht janë të detyruar të shesin energjinë vetëm tek kompania publike për shkak se ende jemi në gjendjen e emergjencës në furnizim e cila është në fuqi deri në fund të këtij viti.

Lajme të tjera |  Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA? Çfarë do të thotë mesazhi i gazetarit amerikan tani?

Kriza e energjisë edhe pse me një trajektore më të zbutur sa i takon çmimeve sërish nuk konsiderohet e larguar si rrezik duke bërë që vendet të vijojnë të kenë vigjilencë të shtuar./monitor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us