VIDEO/ Barazimi në “San Siro” nuk mjafton për kuqezinjtë, Feyenoord eliminon Milanin nga Champions League

Milan është eliminuar nga Champions League në fazën “play-off” të 1/16-ave. Kuqezinjtë barazuan 1-1 përballë Feyenoord në sfidën e kthimit të zhvilluar në stadiumin “San Siro”.

Megjithatë ky barazim nuk mjaftoi, pasi sfida e parë në Holandë ishte fituar 1-0 nga skuadra e Feyenoord.

Ndërsa ditën e sotme ishte një ish i gjigantit holandez, si Santiago Gimenez që kaloi Milanin në avantazh. Por, kartoni i kuq për Theo Hernandez në minutën e 51’, e bëri më të vështirë për “Djallin”. Në minutën e 73-të, Feyenoord barazoi shifrat me Carranza.

Ky gol “fiku” ekipin italian, duke i eliminuar nga UEFA Champions League më herët nga ç’pritej.

Golat e sfidës:

Goli i Santiago Gimenez

Lajme të tjera |  VIDEO/ Barcelona kompleton “remuntadën”, katalanasit shkojnë +7 nga Reali

Goli i Feyenoord

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us