Vrasja brenda burgut, Manja përplaset me gazetarët: Familjarët e të dënuarve të qetësohen! Situata nën kontroll

Ministri i Drejtësisë Ulsi Majna ka reaguar për herë të parë publikisht për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme brenda burgut të Peqinit, ku një i burgosur ekzekutoi me armë zjarri një të dënuar tjetër.

Jo pak i revoltuar, Manja i shfaq para kamerave pranë burgut të Peqinit, duke thënë se çdo gjë është nën kontroll, dhe se jeta e të burgosurve është e sigurtë. Megjithatë ai nuk shpjegoi se si kyri arma e zjarrit në burg, ku ndodhi vrasja dhe pse ishte urdhëruar vendosja e autorit Sokol Mjacaj në regjimin 41-bis, pak çaste para bërjes publike të krimit.

Manja u konfrontua nga gazetarët, por tha se nuk do të flasë pasi nuk mund të cënojë hetimet që ka nisur prokuroria për ngjarjen.

Lajme të tjera |  E zuri masivi i dheut teksa po punonte me ekskavator gjendet pas gjashtë ditësh trupi i 29-vjeçarit

“Pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtorit të institucionit. Pas dorëzimit i është vënë në dispozicion prokurorisë së Elbasanit. Ngjarja është e rëndë, por nuk ka patur në asnjë moment cenim të sigurisë së jetës së personelit. Për dinamikën e ngjarjes duhet të presim hetimet që po kryen prokuroria dhe SHKB. Unë jam Ministri i Drejtësisë dhe nuk jam prokuror. Dinamikën se si ka ndodhur ngjarja, si ka hyrë arma, janë çështje që i përkasin hetimit. Dhe unë nuk dua të cënoj asnjë element të hetimit.

Sokol Mjacaj ka qenë duke vuajtr dënimin në IEVP Peqin, aty kemi dhe regjim të posaçëm. Sot ministri i Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen në regjim të posaçëm për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj. Ka një procedurë për vendosjen e një personi në regjim të posaçëm, procedurë që jam i detyruar ta zbatoj. Ju lutem mos më bëni pyetje që cënojnë hetimin.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 9 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Unë jam këtu sot dhe do të jem edhe ditët në vazhdim për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë të institucionit që menaxhoj unë. Përgjegjësitë e tjera penale i përkasin prokurorisë. Kjo ngjarje e përshpejtoi nxjerrjen e urdhrit për rritjen e nivelit të gatishmërisë në burgje, është një praktikë që bëhet pranë festave, por kjo ngjarje e përshpejtoi. Të gjithë familjarët që kanë të dënuarit të qetësohen. Situata në të gjitha burgjet tona është nën kontroll”, deklaroi ministri Manja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us