Detaje nga vrasja në burg/ “Arben Lleshi dil jashtë”, Mjacaj e qëlloi në qeli pasi e thirri në emër

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku i burgosuri Arben Leshi u ekzekutua me armë zjarri nga Sokol Mjacaj. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja. Të tre personat e përfshirë janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas raportimeve mediatike, vrasja ka qenë e planifikuar. Arben Lleshi është ekzekutuar me tre plumba në momentin që ka qenë në qelinë e tij.

Sokol Mjacaj ka shkuar në Godinën B, në seksionin 2 të posaçëm. Fillimisht ai e ka thirrur. “Arben Lleshi dil”, ka thënë ai. Pasi Lleshi ka dalë nga dera e qelisë, ai e ka qëlluar me tre plumba.

Nga ana tjetër, Indrit Shaqja ka qenë në afërsi të ngjarjes dhe është plagosur aksidentalisht në këmbë.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të tjera |  Politika "ndan" edhe këngëtarët, Elvana dhe Noizy i japin ritëm PS, Stresi me grupin Burn ndezin atmosferën për demokratët

Mësohet se Mjacaj ka përdorur një pistoletë me mulli.

Tashmë pritet që autoritetet që të zbulojnë dinamikën dhe shkaqet e plota pas kësaj ngjarjeje të rëndë ku Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe brenda një institucioni të vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë kreu ekzekutimin e Lleshit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us