Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetari i Zëri-t, Edon Kuqi, nëse protesta e thirrur të hënën para Kryesisë së Kuvendit, ku diskutohet mandati i tij, është një tregim force për vendimin e SPAK. Berisha tha se protestat bëhen kundër Edi Ramës, dhe janë vijim i aksionit të deputetëve në sallën e Kuvendit.
“S’ka asnjë lidhje me SPAK, ka lidhje vetëm me Edi Ramën, është vazhdim i protestave tona, edhe të enjten do të jemi përpara parlamentit dhe protestat tani do të jenë pa ndalim”, u shpreh Berisha.
Nga ana tjetër, i pyetur se si do e drejtojë PD-në në rast se do të arrestohet, dhe a do mund ta bëjë këtë forcë politike fituese, Berisha u shprej: Historia ka treguar që PD do të shkojë drejt fitores, nuk më mbetet mua që të bëj vlerësimin.