A do të jenë Arbana dhe Luizi bashkë në drejtimin e Fermës! Luizi ‘i hedh beniznë zjarrit’, moderatorja e vulos…

Arbana Osmani dhe Luiz Ejlli janë përfolur si figurat që do të drejtojnë këtë vit edicionin e radhës të Ferma VIP. Në media është thënë me siguri se Arbana do të jetë në rolin e moderatores, ndërsa Luizi në rolin e kryeplakut të Fermës, në një përpjekje për ta bërë këtë format një konkurent të denjë të Big Brother.

Mirëpo vetë Luizi ka bërë një reagim që i ka bërë edhe më konfuz ndjekësit, teksa i etiketon si parashikues fati ata që lidhin emrin e tij, me Ferma VIP.

“Edhe këtë vit si çdo vit, ‘astrologët’ thonë që do të jem opinionist, kryeplak, bajraktar, kryetar komune etj. E doni përgjigjen? Apo t’i lë edhe pak meqë është fund muaji dhe kanë detyrime, qera dhe rroga për të paguar?”, shkroi ai.

Lajme të tjera |  Ka ardhur momenti juaj për të shkëlqyer, e marta mund të sjellë një ofertë financiare të papritur

Nga ana tjetër, Arbana është treguar më hermetike, ndërsa një postim i bërë së fundi, duket se vulos thashethemet. Ajo ka postuar një foto, ku shihet me çizmet e saj luksoze, e ulur mbi bar, dhe baltë.

A do të jenë Arbana dhe Luizi bashkë në drejtimin e

postimi i arbanes

Sipas ndjekësve, ajo ka vizituar nga afër ambientet e Fermës, dhe është gati për të marrë në dorë drejtimin e emisionit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us