A do të përfshihet në politikë, Linda Rama?

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama i ka dhënë njëherë e mirë një përgjigje pyetjes se a do të përfshihet ajo ndonjëherë në botën e politikës apo jo.

Për gazetarin Blendi Fevziu, zonja Rama u shpreh qartë se rrugën e saj e ka zgjedhur dhe e ka të qartë se çfarë dëshiron të bëjë dhe në vijim, duke mohuar kështu kategorikisht mundësinë se vite më vonë ajo mund të bëhet pjesë e ndonjë partie politike.

“Unë i kam dhënë politikës nëpërmjet mbështetjes, duke qenë në krah të Edit , unë mendoj i kam dhënë gjithçka. Blendi kjo është si puna e pyetjet për Kamala Harris.

Jo unë nuk do të jem ndonjëherë e angazhuar në ndonjë parti politike. Unë e kam zgjedhur rrugën time dhe nuk e kam ndryshuar, kam qenë e qartë në atë që dua të bëj”, tha zonja Rama.

Lajme të tjera |  Marjana Koçeku rrëfen largimin nga PS: Protesta më bindi, nuk ndihesha më pjesë e kësaj force politike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us