A do t’i bindet vendimit të SPAK? Berisha ndryshon qëndrim: Do flas me avokatët

Ish-kryeministri Sali Berisha vendosi të ndryshojë qëndrim pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve sa i përket vendimit të SPAK. Në deklaratat e mëparshme Berisha tha se do të zbatonte vendimin e Parlamentit, cilido të ishte ai. Ndërsa sot , Berisha thotë se do të këshillohet me avokatët nëse do ta respektojë vendimin e Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë fjalës së tij Berisha përmendi rastin për heqjen e pasaportës së Saimir Tahirit, ku gjykata ishte shprehur se nuk mund ta bënte këtë pa miratimin e Kuvendit.

Berisha: Vendimi i Parlamentit merret mbi një vendim të paligjshëm. Nuk mund të pranoj të ligjshëm, një vendim që merret mbi bazën e një vendimi të paligjshëm. Tjetër problem do të këshillohem me avokatët. E denoncoj sepse është i paligjshëm, pa shqyrtuar asnjë dosje. Avokatët i dëgjoj, me votimin e Parlamentit mbyllet një cikël i këtij procesit. Në këshillim me avokatët do të marr vendimet që duhet. 

Unë këtu kam vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin, e cila thotë se nuk mund t’i heqim pasaportën Tahirit, pa marrë lejen e parlamentit. Por ajo gjykatëse nuk ishte një vegël e verbër dhe nuk fshihej pas krimit të vet si Irena Gjoka, e shkarkuar nga Sali Berisha, sepse shkarkimi është akti. Shteti nuk është hakmarrës. Por shkarkimi është i mjaftueshëm që ajo të shkruajë se jam shkarkuar prej tij dhe nuk mund të trajtoj çështjen. Ky është ligji. Dhe ajo nuk është se e forcon, emërimi, ajo e thellon konfliktin e interesit. Ajo kishte vetëm një rrugë, të thoshte që nuk marrë dosjen.

Por ajo kishte marrë përsipër për arsye që do zbërthehen të gjitha, dosjen e Edi Ramës. Ndërkohë që një gjykatëse tjetër, po njeri i Kushtetutës dhe i ligjit, u thotë prokurorëve që pasaportën nuk mund t’ia marrim pa lejen e parlamentit. A do mundet Edi Rama me diktaturën e tij të krimit, drogës dhe vjedhjes të qëndrojë në pushtet? Unë kam besim absolutisht që jo.

Gjithashtu Sali Berisha ka deklaruar se prokurori i SPAK Arben Kraja, gënjen kur thotë se nuk ka ambicie politike dhe se nuk ka qenë pjesë e saj. Sipas Berishës Kraja ka qenë kandidat për deputet i PS.

Berisha: Ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kandidati për deputet i PS nuk mund të thotë gjë tjetër veçse mashtrime. Ndaj a ia vlen të komentojmë ne këtu për një mashtrues të rëndomtë që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë.

Kujtojmë se një ditë më parë 18 dhjetor, prej katër orësh prokurorët e Posaçëm Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai kërkuan nga Kuvendi dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Ky i fundit akuzohet për “Korrupsion pasiv” në dosjen e kompleksit “Partizani”. Më herët është arrestuar dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili më vonë la burgun dhe ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us