A e fituan kandidatët socialistë ‘bastin’ që vendosën para Ramës?

Partia Socialiste fitoi thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Para se qytetarët t’i drejtoheshin kutive të votimit, kandidatët socialistë kishin bërë parashikimin e tyre për rezultatin e zgjedhjeve gjatë podcastit “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.

Por, cilëve prej tyre iu doli parashikimi i saktë? Shifrat tregojnë vetëm njëri prej tyre.

Altin Bojni në Mat i është afruar rezultatit të zgjedhjeve të 9 nëntorit, bën me dije Report TV, që ka analizuar shifrat.

Nga rezultati përfundimtar i KQZ-së, PS fitoia në Mat me 66.5%. Vetë Bojni kishte parashikuar në podcast fitore me 65%. Duket se ai ka dalë edhe jashtë pritshmërive të Ramës.

“Të isha në vendin tënd do të thosha 51%”, i tha Rama-Bojnit në Podcast.

Edhe Brunilda Mersini në Vlorë i është afruar rezultatit me parashikimin e saj. Ajo priste fitore me 80% të votave, ndërsa nga rezultati final mori 78.44% të votave.

Gramos Sako në Tepelenë pretendonte 83% të votave, por mori 77.85% të votave.

Lajme të tjera |  Marjana Koçeku rrëfen largimin nga PS: Protesta më bindi, nuk ndihesha më pjesë e kësaj force politike

Ervin Ceca në Berat mori më shumë vota nga sa pretendonte. Ceca fitoi me 83.35% të votave, ndërsa ai synonte një shifër më të ulët, 75%.

Në Cërrik edhe Florenc Doka pretendonte 70% të votave, por mori vetëm 66.22%.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us