Adoleshenti dënohet me mbi 2 vite burg për fyerje ndaj presidentit Mirziyoev të Uzbekistanit

Një 19-vjeçar është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim nga një gjykatë rajonale në Samarkand të Uzbekistanit, i akuzuar për koment fyes ndaj presidentit të vendit, Shavkat Mirziyoev, në rrjetet sociale.

Dilshod Iskandarov u akuzua se e kishte fyer presidentin duke komentuar në një video të familjes presidenciale – anëtarë të së cilës zënë pozita politike dhe biznesore me ndikim apo fitimprurëse në regjimin klanor – të postuar në rrjetin social Instagram.

Ai u dënua më 26 tetor për “fyerje apo përgojim të presidentit në publik”. Iskandarov është më i fundit nga së paku tre uzbekë që janë dënuar në vitin e fundit në bazë të klauzolës penale për fyerje apo përgojim të presidentit. Ai thuhet ta ketë fshirë komentin në Instagram pasi ishte paralajmëruar nga të afërmit e vet për rrezikun e mundshëm. Mirziyoev e fitoi një mandat të ri shtatëvjeçar në zgjedhjet e pasfiduara në korrik.

Lajme të tjera |  Lot, lutje dhe sytë nga qielli në Vlorë: 100 mijë euro i mori uji dhe balta

Në gusht, Mirziyoev, e emëroi vajzën e vet, Saida Mirziyoev, si sekretare të presidentit. Saida, 38 vjeçe, u bë personi i dytë në administratën presidenciale pas babait të vet Shavkat Mirziyoev. Pozita e saj si sekretare është e barabartë me pozitën e shefit të administratës së presidencës.

Emërimi i të afërmeve në pozita shtetërore me ndikim është gjë e zakonshme në vendet autoritare të Azisë Qendrore. Në Turkmenistan, presidenti Serdar Berdymukhammedov e pasoi babanë e vet, Gurbanguly Berdymukhammedov.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us