Ahmet Tufa: Sali Berishës ia kemi shpëtuar jetën 3 herë

Ahmet Tufa, ish i përndjekur politik, që dikur krijoi organizatën politike “Dora e Hekurt’’ tregon për emisionin ‘Esencë’ në Report Tv, ditët e vështira të jetës së tij as më pak e as më shumë në vitet që i vijnë rrotull vitit të ”mbarë” 1997.

“Demokracinë shqiptare e kapën ata që ishin në pushtet” thotë Ahmet Tufa duke kujtuar si u emërua në polici.

” Në vitin 1997 me pasoja shumë të rënda nga e shkuara ime dhe vuajtja në burgje, më emëruan në policinë e gatshme, në gardë. Kam qenë edhe zëvendës komandant, gjithashtu edhe shef i shtabit të batalionit. Ishte koha ku kudo kërkohej ndihmë”, tha ai.

Ai tregon se si i shpëtuan jetën Sali Berishës.

Lajme të tjera |  “Unë nuk shaj burrat! Kurrë”- Rama: Ata që rrinë dhe pllaquriten në kënetë, mund të jenë shumë të zotë në punën e tyre, por për mua janë çyrykë!

“U mblodhëm të gjithë poshtë shtëpisë së tij. Jeta e Berishës dhe e familjes së tij ishte në rrezik. Ne i shpëtuam.

Në Elbasan kishte mal me njerëz kundër Berishës. Policit tim bandat i kishin prerë këmbën nga plumbat. Policit tim tjetër, një grua e ftoi pranë dhe i qëlloi në gjoks. Por ai nuk vdiq.

1997, përpara Presidencës ishin mbledhur bandat që shtinin drejt ndërtesës. Ne bëmë më të mirën e mundshme.

Në Tropojë, shpëtuam rrogat dhe pensionet sepse bandat donin të na i vidhnin ato para që ne sollëm atje nga banka e Tiranës”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us