Aksident i rëndë në Itali, 38-vjeçari shqiptar humb jetën teksa kthehej për në shtëpi

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, në provincën e Kremoneses.

Siç bëhet me dije nga mediat italiane një 38-vjeçar shqiptar i quajtur Erion Bali ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me një parmak pranë një rrethrrotullimi.
Si pasojë e përplasjes shqiptari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

38-vjeçari nga Shqipëria ishte banor në Gadesco Pieve Delmona dhe po kthehej nga puna për në shtëpi, kur automjeti që ai drejtonte tip “Volkswagen Golf” u përplas me një parmak.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën policia dhe zjarrfikësja por nuk mundën ta shpëtonin dot shqiptarin. Trupi i tij u nxorr i pajetë nga automjeti.

Lajme të tjera |  A do të dalë nga shtëpia për mosbindje civile? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us