Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Karlovac-Rijekë në Kroaci. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete përkatësisht një furgon me targa hungareze dhe një veturë me targa të Rijekës. Për shkak të këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen tre persona.
Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa 11 pasagjerët e ndodhur në furgon kanë pësuar lëndime. Sipas mediave të huaja dyshohet se furgoni po transportonte emigrantë. Ndërkohë ka ndërruar jetë edhe çifti që po udhëtonin me veturë ndërsa fëmija që ndodhej me ta ka pësuar lëndime.