Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën efektivi i FNSH-së, gjendet në kanal pas disa orësh kërkime

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ka humbur jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se viktima është efektivi i FNSH-së Nikol Lekndreaj. Trupi i tij u gjet në kanal pas disa orësh kërkime, ku dyshohet se përfundoi pas aksidentit me motor, për shkak të motit të keq.

Mësohet se efektivi, ka qenë me disa miq deri në orën 18:00 të pasdites së djeshme, dhe më pas ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor, por për shkak të stuhisë së madhe të shiut dhe erës e ka pasur të vështirë lëvizjen.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se efektivi është aksidentuar me mjetin e tij dhe më pas ka rënë në kanal, e si pasojë ka gjetur vdekjen.

Lajme të tjera |  Ish-nënkryetari i PD-së: Dy arsyet përse Rama nuk duhet të largohet nga pushteti

Policia e Shkodrës thotë se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us