Aksident në rrugën e Arbrit, raportohet për 2 viktima

2 persona kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur në rrugën e Arbrit, pranë fshatit Zall Bastar. Deri më tani raportohet se ka 1 person te plagosur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën. Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us