Albin Kurti ngriti alarmin, reagon KFOR-i: Ushtarët amerikanë po patrullojnë në Veri

Pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se Rajdojçiç po përgatit sulme të reja kundër Kosovës, ka ardhur edhe një reagim nga misioni i KFOR-it në Kosovë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, KFOR ka  publikuar fotografi të ushtarëve amerikanë duke patrulluar në afërsi të Leposaviçit.

Në reagim theksohet se “KFOR është e fokusuar plotësisht për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë”.

Reagimi i plotë

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje (RC-E) kryen një patrullë sigurie në afërsi të Leposaviqit. KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us